ZYRTARE: Napoli zyrtarizon transferimin e super mbrojtësit nga Serie A

Napoli ka zyrtarizuar transferimin e parë në afatin kalimtar dimëror.

Sport

06/01/2019 15:56

Ata kanë transferuar lojtarin e Genoas, Christian Kouame, për 20 milionë euro, raporton “Corriere dello Sport”, transmeton lajmi.net.

Lojtari ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare dhe me nën – kampionët e Serie A, ku pritet të jetë ndihmë e madhe për ta.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë do të fitojë rreth 500 mijë euro në sezon në kontratën e nënshkruar sot.

Deri në këtë pikë të sezonit, Kouame ka kontribuuar me tri gola dhe pesë asistime, në 20 paraqitje në Serie A e Coppa Italia. /Lajmi.net/