Zyrtare: Napoli transferon Kim Minjae

Napoli ka formalizuar transferimin e Kim Minjae. Jug-koreani Kim Minjae ka firmosur kontratë me Napoli, duke i dhënë kështu fund aventurës së tij me Fenerbahce. Lojtari 25 vjeçar do të mbulojë repartin e mbrojtjes, repart në të cilin aktivizohet edhe Amir Rrahmani. Napoli pagoi 19.5 milionë euro për kartonin e jug-koreanit. Mbrojtësi ka kontratë të…

Sport

27/07/2022 12:49

Napoli ka formalizuar transferimin e Kim Minjae.

Jug-koreani Kim Minjae ka firmosur kontratë me Napoli, duke i dhënë kështu fund aventurës së tij me Fenerbahce.

Lojtari 25 vjeçar do të mbulojë repartin e mbrojtjes, repart në të cilin aktivizohet edhe Amir Rrahmani.

Napoli pagoi 19.5 milionë euro për kartonin e jug-koreanit.

Mbrojtësi ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 kurse klauzola e tij është 45 milionë euro. /Lajmi.net/