ZYRTARE: Napoli pa Koulibaly ndaj Barcelonës

Napoli ka bërë të ditur skuadrën e tyre për takimin e tyre me Barcelonën në raundin e 16 më të mirave të Ligës së Kampionëve, me Kalidou Koulibaly që do të mungojë për shkak dëmtimi.

Sport

24/02/2020 18:57

Mbrojtësi senegalez ka qenë jashtë fushës në javët e fundit me një dëmtim të kofshës.

Prandaj, 28-vjeçari nuk gjendet në skuadrën e Gattuso për takimin kundër gjigantëve spanjollë, përcjell lajmi.net.

Gattuso megjithatë do t’i ketë të vështira zgjedhjet në formacion, me nënshkrime të reja Diego Demme, Stanislav Lobotka dhe Matteo Politano që të gjithë të ftuar.

Skuadra e Napolit për Barcelonën: Ospina, Meret, Karnezis; Di Lorenzo, Hysaj, Luperto, Maksimovic, Manolas, Mario Rui; Allan, Demme, Elmas, Lobotka, Fabian Ruiz, Zielinski; Callejon, Insigne, Lozano, Mertens, Milik, Politano. /Lajmi.net/