ZYRTARE: Musab Mala transferohet tek KB Rahoveci

KB Rahoveci ka zyrtarizuar përforcimin e ri.

Sport

31/07/2021 14:58

KB Rahoveci ka zyrtarizuar transferimin më të ri në skuadër, transmeton lajmi.net.

Fjala bëhet për ish-basketbollistin e KB Bashkimit, Musab Mala.

Mala ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Rahovecin ku do ta veshë fanellën e tyre deri në verën e vitit 2022.

24 vjeçari ishte njëri nga basketbollistët më të dalluar në Superligë ku në 31 ndeshje regjistroi një mesatare prej 16.90 pikësh./Lajmi.net/