Zyrtare: Mourinho rinovon kontratën
Jose Mourinho edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën me skuadrën e Chelseat.

Sport
Trajneri portugez fitoi titullin e tretë të Premier Leagues me Blutë nga Londra dhe veç kësaj edhe Kupën e Ligës.
Vazhdimi i kontratës së tij deri në vitin 2019 vije vetëm një ditë para startit të edicionit të ri në Premier League.
”Nëse klubi është i lumtur atëherë jam edhe unë. Vazhdimi i kontratës është diçka normale për mua. Shpresoj se do të kënaqemi edhe me më shumë suksese në të ardhmen”, u shpreh 52 vjeçari.