ZYRTARE: Moto GP shtyen dy gara
FIM, IRTA dhe Dorna Sports kanë konfirmuar këtë të martë shtyrjen e Çmimit të Madh të MotoGP të Italisë (31 maj) dhe Katalonjës (7 qershor) për shkak të pandemisë koronavirus.

Sport
Të dyja do të zhvendosen në orar dhe ndalesa tjetër, GP gjermane e planifikuar për 21 qershor, gjithashtu është afër shtyrjes, përcjell lajmi.net.
Ndërsa gjendja aktuale e situatës po evoluon vazhdimisht, data e re për garën e Katalonjë nuk mund të konfirmohet derisa të jetë e qartë kur do të jetë e mundur të mbahen ngjarje sportive.
Dorna Sports do të publikojë një orar të rishikuar sa më shpejt të jetë e mundur. /Lajmi.net/