Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

ZYRTARE, Moto GP: Gara finale në Portimao

16:30 | 10 Gusht 2020

Gara e fundit këtë sezon në Moto GP do të zhvillohet në Portimao.

Moto GP ka nisur më vonë këtë sezon, si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19, kurse kalendari vazhdon të jetë akoma i pa përfunduar.

Megjithatë, faqja zyrtare e Moto GP sot njofton se është arritur marrëveshje edhe për garën e fundit të këtij sezoni.

Do të jetë pista e ‘Autodromo Internaciolan do Algarve’ ajo që organizon vikendin final, transmeton lajmi.net.

Kjo do të jetë gara e 15-të që shtohet në kalendarin e 2020-ës në Moto GP.

Evenimenti në Portimao do të zë vend nga 20 deri më 22 nëntor të këtij fundviti. /Lajmi.net/