Zyrtare: Modric mungon gjashtë javë
Superylli i Real Madridit, Luka Modric do të mungojë për plotë gjashtë javë, pas lëndimit që ka pësuar në ndeshjen e djeshme ndaj Malagës.

Sport
Real Madridi është tronditur me lajmin që Luka Modric nuk do të jetë i gatshëm për lojë në gjashtë javët e ardhshme.
Kroati ka pësuar një lëndim në pjesën e dytë në përballjen me Malagën dhe kështu është dashur të largohej nga fusha në mënyër të detyruar.
Kjo është një goditje shumë e madhe për skuadrën e Realit e cila takohet me Atletico Madridin gjatë të mërkurës në kuadër të Ligës së Kampionëve.