Zyrtare: Modeste i bashkohet Dortmundit

Borussia Dortmund ka kompletuar transferimin e Anthony Modeste. Modeste do të jetë lojtari i ri i skuadrës së Dortmund, pas arritjes së marrëveshjes gjatë ditës së sotme, përcjell lajmi.net. Lojtari i bashkohet skuadrës si forcë për repartin e sulmit, ku do të zëvendësojë Sebastien Haller. Ky i fundit është diagnostikuar me tumor dhe do t’i…

Sport

08/08/2022 20:56

Borussia Dortmund ka kompletuar transferimin e Anthony Modeste.

Modeste do të jetë lojtari i ri i skuadrës së Dortmund, pas arritjes së marrëveshjes gjatë ditës së sotme, përcjell lajmi.net.

Lojtari i bashkohet skuadrës si forcë për repartin e sulmit, ku do të zëvendësojë Sebastien Haller.

Ky i fundit është diagnostikuar me tumor dhe do t’i mungojë skuadrës për një kohë të gjatë.

Lajmin për arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar edhe vet Dortmundi. /Lajmi.net/