Të Infektuar: 4307

Të Shëruar: 2095

Të Vdekur: 94

ZYRTARE: Mkhitaryan mbetet te Roma edhe në sezonin e ri

22:00 | 30 Qershor 2020

Henrikh Mkhitaryan do të vazhdojë të mbetet te Roma.

Skuadra italiane ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje që mesfushori nga Armenia të mbetet në Romë.

Mkhitaryan do të vesh fanellën e Romës edhe në sezonin 2020/2021.

“Jam shumë i kënaqur”, ka deklaruar Mkhitaryan, përcjell lajmi.net.

“Jam i lumtur që zgjas qëndrimin tim këtu, sepse ende kam gjëra që nuk i kam arritur dhe dua që t’i arrij”.

“Unë jam duke shikuar përpara për t’i arritur ato”.

Mkhitaryan ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar katër herë në 19 paraqitje./Lajmi.net/