Zyrtare: Milani kërkon shërbimet e Taulantit (Video)

Ragip Xhaka, i cili është babai i Taulantit, ka konfirmuar se skuadra e Milanit ka shprehur interes për të siguruar shërbimet e yllit të Kombëtares sonë.

Sport

10/11/2014 09:38

Gjiganti italian, Milani, ka shprehur interes për të siguruar shërbimet e njëri ndër lojtarët më të mirë të Kombëtares sonë, i  cili luan për Baselin, Taulant Xhakan.

“Dua të shkojmë në Francë, dhe të gjindemi në mesin e ekipeve më të mira në Europë. Kemi kapacitet për të bërë një gjë të tillë”, tha Ragipi në intervistë për RTK-në.

“Taulanti momentalisht gjindet në Basel dhe është pjesë e kësaj skuadre. Ka shumë ekipe të cilat e dëshirojnë shërbimet e tij, teksa në mesin e tyre është edhe Milani”.

“Është pikërisht Inzaghi që kërkon shërbimet e Taulantit, dhe është personalisht i përfshirë në këtë situatë”, tha Ragipi. 

Video