Zyrtare: Milan shkarkon Inzaghin
Filippo Inzaghi nuk është më trajner i Milanit. Rossonerët e kanë shkarkuar zyrtarisht nga detyra.
Sport
Filippo Inzaghi e ka përfunduar aventurën në Milan.
Me një komunikatë zyrtare, Rossonerët kanë njoftuar se e kanë liruar atë nga detyra.
Në fakt, Inzaghi e nënshkruar marrëveshjen me të cilën ai do të përfitojë një dëmshpërblim për largim nga klubi.
Në ndërkohë, gjiganti nga San Siro pritet ta emërojë Sinisa Mihajlovicin për pasardhës të tij.