ZYRTARE: Michy Batshuayi transferohet në La Liga

Michy Batshuayi është bërë me skuadër të re.

Sport

10/08/2018 16:57

Sulmuesi belg në sezonin e ri do të mbajë veshur fanellën e skuadrës spanjolle, Valenica.

Në një komunikatë të lëshuar nga Valencia, thuhet se kanë arritur marrëveshje me Chelsea për huazimin një vjeçar të Michy Batshuayi.

“Valencia këtë të premte ka arritur marrëveshje me Chelsea për transferimin e Michy Batshuayi deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e skuadrës spanjolle.

24 vjeçari belg, pjesën e dytë të sezonit të kaluar ka qenë pjesë e Borussia Dortmundit në Bundesligë, ku ka realizuar edhe shtatë gola./Lajmi.net/