ZYRTARE: Michael Carrick largohet nga Man Utd

Trajneri i përkohshëm i Man Utd ka vendosur të largohet nga klubi.

Sport

02/12/2021 23:37

Michael Carrick morri përkohësisht drejtimin e Manchester United, pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, transmeton lajmi.net.

Carrick që 15 vite është pjesë e United fillimisht si futbollistë, e më pas në stafin e trajnerëve.

Por, Carrick tashmë ka vendosur t’i jap fund aventurës te Man Utd, ai e konfirmoi një gjë të tillë në intervistën pas ndeshjes kundër Arsenalit.

“Koha ime në këtë klub të madh do të jetë gjithmonë si vitet më të mira të karrierës sime”.

“Kam vendosur që tani është koha e duhur që të largohem nga klubi”.

“Do të doja t’i uroj Ralf Rangnick, stafit, lojtarëve dhe tifozëve çdo të mirë për të ardhmen”, tha Carrick. /Lajmi.net/