ZYRTARE: Merret vendimi për ndeshjen e Superkupës, Drita – Prishtina

Presidenti Agim Ademi drejtoi mbledhjen e parë për vitin 2021 të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.

Sport

12/01/2021 18:36

Aty u diskutuan gjëra nga më të ndryshme që kanë rëndësi në futbollin e Kosovës, gjithashtu u vendos se ku do të luhet ndeshja mes Prishtines dhe Dritës.

Drita, si kampione në fuqi, dhe Prishtina, si fituese e Kupës, do të përballen me njëra tjetrën në kuadrës të ndeshjes së Superkupës, transmeton lajmi.net.

Kjo ndeshje zakonisht i paraprinë fillimit të edicionit të ri, por për shkaqe të pandemisë Covid-19 dhe orarit të ngjeshur të garave nuk kishte arritur të zhvillohej.

Kështu që, nga pëlqimi i të dyja klubeve është vendosur sot që kjo ndeshje të zhvillohet në Antalia më 23 janar, kjo pasi duke pasur parasysh se në këtë periudhë kohore të dy klubet gjenden në përgatitje në Turqi./Lajmi.net/