Zyrtare, më 7 maj Papa viziton Shkupin

Kreu i Kishës katolike Papa Françesko do ta vizitojë Republikën Maqedonia Veriore më 7 maj, ku do ta presin rreth 50.000 njerëz në stadiumin e qytetit.

Lajme

20/03/2019 16:56

Këtë e ka konfirmuar drejtori i shtëpisë përkujtimore “NënaTereze” në Shkup, Arian Asllani.

Papa do ta vizitojë kishën katolike në Shkup dhe shtëpinë përkujtimore “Nëna Tereze”, transmeton TV21.

Pas pritjes zyrtare, Papa do të takohet me presidentin maqedonas Gjoregje Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe korit diplomatik.

Takimet do të mbahen në pallatin presidencial në lagjen Vodno të Shkupit.