ZYRTARE: Mbrojtësi shqiptar largohet nga Lazio

Mbrojtësi i Lazios, Riza Durmisi, është larguar nga skuadra si formë huazimi.

Sport

22/01/2021 16:40

Riza Durmisi nuk është më pjesë e Lazios, këtë e ka konfirmuar edhe klubi “Biancocielesti”, transmeton lajmi.net.

Siç thuhet në uebfaqen zyrtare të klubit, Durmisi është transferuar deri në qershor si formë huazimi tek skuadra U.S. Salernitana 1919.

Durmisi ishte transferuar tek Lazio në vitin 2018 dhe ka regjistruar 16 paraqitje, ai nuk mundi të zë vend në formacionin bazë të trajnerit Simone Inzagji, edhe pse konsiderohej si njëri nga mbrojtësit më të talentuar në Danimarkë./Lajmi.net/