ZYRTARE: Mathieu nënshkruan me Barcelonën

Ashtu siç pritej, Barcelona e ka transferuar qendërmbrojtësin e Valencias, Jeremy Mathieu, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Sport

23/07/2014 13:31

Barcelona e ka sjell përforcimin e radhës. Gjiganti katalunas i ka siguruar shërbimet e Jeremy Mathieu.

Qendërmbrojtësi francez ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, ndërsa klauzola e shkëputjes së saj është vendosur 50 milionë euro.

Ndërkaq, Valencia do t’i përfitojë 20 milionë euro, të cilat Barça do t’i paguajë për katër rata.