ZYRTARE: Mata vazhdon kontratën me Man Utd

Juan Mata do të mbetet te Manchester United edhe për dy sezone.

Sport

19/06/2019 18:15

Pas shumë spekulimeve, e ardhmja e Juan Mata është zgjidhur.

Manchester United ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me yllin spanjoll, për vazhdimin e kontratës edhe për dy sezon e.

“Manchester United janë të lumtur që ju njoftojnë se Juan Mata ka nënshkruar kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2021, me mundësi vazhdimin edhe për një vit”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Juan Mata te Manchester United është transferuar në vitin 2014 nga Chelsea./Lajmi.net/