Zyrtare: Marquez në Verona

Qendërmbrojtësi Rafa Marquez është rikthyer në Evropë. Veterani meksikan është transferuar zyrtarisht te Verona në Serie A nga Club Leon.

Sport

04/08/2014 21:44

Rafa Marquez rikthehet në Evropë dhe zgjedh Italinë. Skuadra e tij e re? Verona. Transferimi është zyrtarizuar.

Club Leon e ka falënderuar Marquezin për kontributin e tij në klub dhe ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me Veronën për transferimin e qendërmbrojtësit meksikan.

“E falënderojmë Rafael Marquezin për profesionalizmin e tij. I urojmë atij qdo të mirë në aventurën e re dhe shumë suksese me Veronën”, thuhet në komunikatën e publikuar nga Club Leon.

Verona ka siguruar Marquezin, veteran, por një futbollist me përvojë të madhe. Mjafton të kujtohet se ka qenë anëtar i Barcelonës.