ZYRTARE: Mario Balotelli transferohet në Serie A

Mario Balotelli edhe zyrtarisht është rikthyer në Serie A.

Sport

18/08/2019 19:42

Ish sulmuesi i disa skuadrave të mëdha të Evropës, ka vendosur të rikthehet në Serie A, për t’iu bashkuar Brescia.

“Mario  Balotelli është një lojtar i Brescias”, thuhet në njoftimin e skuadrës së rikthyer në Serie A, përcjell lajmi.net.

29 vjeçari ka qenë lojtar i lirë pas largimit nga Marseille. Ai po ashtu kërkohej edhe nga brazilianët e Flamengo, por në fund ka vendosur të rikthehet në atdhe./Lajmi.net/