ZYRTARE: Manny Pacquiao njofton pensionimin nga boksi

Boksieri Manny Pacquiao ka njoftuar pensionimin nga boksi, derisa synon të bëhet president i Filipineve.

Sport

20/09/2021 17:29

Ish kampioni i Botës është në vendlindje, ku së shpejti do zyrtarizojë kandidaturën për president, shkruan lajmi.net.

Pacman ka bërë të ditur se karriera në boks tashmë ka përfunduar.

“Karriera ime e boksit tashmë ka përfunduar. Është e përfunduar, sepse kam boksuar për një kohë të gjatë dhe familja ime thoshte se është e mjaftueshme”.

“Do vazhdojë të boksojë sepse jam i pasionuar për këtë sport”, deklaroi ai./Lajmi.net/