Zyrtare: Manchester United e “blindon” me kontratë të re Diogo Dalot

Diogo Dalot ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me Manchester United. Me kontratën e re, Dalot do të jetë pjesë e Manchester United deri në qershor të vitit 2028, shkruan lajmi.net. “Diogo Dalot ka nënshkruar një kontratë të re që do të zgjasë qëndrimin e tij me Manchester United deri më 30 qershor 2028, me…

Sport

31/05/2023 16:57

Diogo Dalot ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me Manchester United.

Me kontratën e re, Dalot do të jetë pjesë e Manchester United deri në qershor të vitit 2028, shkruan lajmi.net.

“Diogo Dalot ka nënshkruar një kontratë të re që do të zgjasë qëndrimin e tij me Manchester United deri më 30 qershor 2028, me opsion edhe për një vit tjetër” – thuhet mes tjerash në njoftimin zyrtar të klubit anglez.

Mbrojtësi 24-vjeçar ka bërë 107 paraqitje për klubin dhe ka realizuar 11 ndeshje të plota ndërkombëtare për Portugalinë.

“Të luash për Manchester United është një nga nderimet më të larta që mund të kesh në futboll. Ne kemi ndarë disa momente fantastike gjatë pesë viteve të fundit, dhe unë jam rritur aq shumë dhe pasioni im për këtë klub të jashtëzakonshëm është rritur vetëm që nga dita që u bashkova”, u shpreh Dalot pas nënshkrimit të kontratës për faqen zyrtare të klubit./Lajmi.net/