ZYRTARE: Manchester City transferon Jack Grealishin

Manchester City ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Jack Grealish.

Sport

05/08/2021 21:03

Gjiganti anglez ka arritur marrëveshje me yllin e Aston Villas për gjashtë vitet e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Këtë e konfirmoi skuadra e Guardiolas përmes një komunikate.

“Jemi të lumtur t’iu njoftojmë për transferimin e Jack Grealish në kontratë gjashtëvjeçare”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, ky transferim kushtoi më shumë se 100 milionë euro, që është transferimi më i shtrenjtë në histori të Premierligës./Lajmi.net/