Zyrtare: Man City transferon Bonyn

Manchester City ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me Sëansea Cityn për transferimin e sulmuesit Wilfried Bony.

Sport

14/01/2015 14:25

Wilfried Bony është përforcimi më i ri i Manchester Cityt. Kampioni i Premierligës ka transferuar sulmuesin nga Swansea City në marrëveshje me vlerë prej 28 milionë funte.

Bony ka nënshkruar kontratë për katër vjet e gjysmë në Etihad Stadium, e vlefshme deri në fund të sezonit 2018/19.  

“Është ndjenjë e mrekullueshme për mua, është një nder i madh që jam këtu dhe kjo do të jetë një sfidë interesante”, deklaroi 26-vjeçari për faqen zyrtare të kampionit të Premierligës.

Bony iu bashkua Swanseas për 12 milionë funte nga Vitesse Arnhem më 2013 dhe ishte golashënuesi më i mirë në Premierligë gjatë vitit kalendarik 2014 me 20 gola.