ZYRTARE: Malcolm Armstead është i Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka bërë një përforcim të madh.

Sport

20/02/2019 10:12

Përfaqësuesja e Kosovës e ka natyralizuar plejmejkerin amerikan, Malcolm Armstead.

Basketbollisti amerikan që pritej të vinte te Përfaqësuesja jonë në vitin e kaluar, më në fund e ka kompletuar kalimin, raporton lajmi.net.

Armstead do të bëhej pjesë e Kosovës qysh në vitin e kaluar në ndeshjen e parë ndaj Rumanisë, por tani do ta ketë rastin të debutojë pikërisht ndaj tyre në kualifikimet për ‘Eurobasket 2021’.

29-vjeçari është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës të dielën, ndërsa ka filluar stërvitjet të martën.

Armstead do të jetë amerikani i katërt i natyralizuar, pasi para tij kanë luajtur edhe basketbollistët si, Justin Doellman, Scott Bamforth dhe Shaën Jones. /Lajmi.net/