Zyrtare: Luiz në PSG

Paris Saint-Germain ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Chelsean për transferimin e qendërmbrojtësit David Luiz. Ylli brazilian do të jetë anëtar i ri i gjigantit francez, pas hapjes së afatit kalimtar të verës.

Sport

24/05/2014 00:15

Paris Saint-Germain ka zyrtarizuar marrëveshjen me Chelsean për transferimin e qendërmbrojtësit David Luiz.

Nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare të klubit, kampioni i Francës ka njoftuar se ka siguruar shërbimet e reprezentuesit brazilian, por nuk ka publikuar detajet financiare që thuhet se janë prej mbi 50 milionë eurosh.

Luiz do të jetë futbollisti i PSG-së nga 10 qershori, kur do të hapet zyrtarisht afati kalimtar i verës.

“Në përputhje me dëshirën e futbollistit dhe përgatitjet e tij me Brazilin për Kampionatin botëror në vendlindjen e tij, PSG dhe Luiz dëshiruan të arrijnë sa më parë marrëveshjen, duke përfshirë edhe Chelsean”, thuhej në vazhdim të komunikatës së PSG-së.

Ardhja e Luizit do të sinjalizojë largimin e mbrojtësit Marquinhos i cili thuhet se kërkohet nga Barcelona.