ZYRTARE: Lo Celso kompleton transferimin te Tottenham

Tottenham e ka shfrytëzuar mundësinë e blerjes prej 27 milionë funte të Giovani Lo Celso dhe nënshkroi kontratë deri në vitin 2025.

Sport

28/01/2020 14:23

Mesfushori argjentinas kaloi te  Spurs në verën e vitit 2019 si huazim nga Real Betis.

Progresi i tij u stopua kur pësoi lëndim nën Mauricio Pochettinon, përcjell lajmi.net.

Gjithsesi, ardhja e Jose Mourinhos dhe aktivizimi i tij i shpeshtë ka bërë që drejtuesit e Tottenham të binden për blerjen e tij.

Lo Celso ka luajtur 20 ndeshje me Gjelat këtë sezon. /Lajmi.net/