ZYRTARE: Llapi transferon futbollistin e larguar nga Prishtina

Llapi ka njoftuar se ka transferuar edhe zyrtarisht Kastriot Selmanin.

Sport

12/06/2019 14:55

Selmani, i lindur në Podujevë, ishte pjesë e Prishtinës në kategoritë e reja ndër vite dhe 6 muajt e fundit i shpenzoi te Vushtrria, përcjell lajmi.net.

”Futbollisti llapjan, Kastriot Selmani ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin e vendlindjes së tij, Llapin. Gjatë ditës së sotme, Selmani ka kryer prezantimin si futbollist i Llapit.

Kastriot Selmani, 19 vjeç, i gjatë 1.75 m, i lindur më 08.07.1999 në Podujevë. Është mesfushor dhe sulmues krahu, luan me këmbë të majtë. Kategoritë e reja i ka kaluar tek FC Prishtina, përderisa për 6 muaj ishte pjesë e FC Vushtrrisë. Poashtu, Kastrioti ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në grupmoshat U15, U17 dhe U19.

I dëshirojmë mirëseardhje në klubin e vendlindjes!”, është njoftimi i klubit llapjan.

Ndryshe, skuadra që udhëhiqet nga Tahir Batatina është goditur nga largimet e shumta këtë edicion. /Lajmi.net/