Zyrtare: Llapi transferon Agron Kolajn
Skuadra e Llapit e ka transferuar Agron Kolaj nga Besa e Pejës. Lajmin e bëri të ditur vetë skuadra, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook. Kolaj luan në pozitën e portierit, transmeton lajmi.net. Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të tij dhe podujevasve është trivjeçare e cila do ta mbajë në “Zahir Pajaziti” deri në…

Sport
Skuadra e Llapit e ka transferuar Agron Kolaj nga Besa e Pejës.
Lajmin e bëri të ditur vetë skuadra, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
Kolaj luan në pozitën e portierit, transmeton lajmi.net.
Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të tij dhe podujevasve është trivjeçare e cila do ta mbajë në “Zahir Pajaziti” deri në vitin 2025.
Lojtari i ka kaluar të gjitha formalitetet dhe i është bashkuar menjëherë pjesës tjetër të ekipit. /Lajmi.net/