Zyrtare: Llapi prezanton mbrojtësin Granit Jashari

Skuadra e Superligës së Kosovës, Llapi ka bërë një goditje të madhe gjatë afatit kalimtar të verës. Para pak minutash, klubi nga Podujeva ka njoftuar publikun se kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin, Granit Jashari, shkruan Lajmi.net Jashari ishte pjesë e Gjilanit, por u largua nga kjo e fundit për shkak të problemeve të mëdha në…

Sport

05/08/2023 14:39

Skuadra e Superligës së Kosovës, Llapi ka bërë një goditje të madhe gjatë afatit kalimtar të verës.

Para pak minutash, klubi nga Podujeva ka njoftuar publikun se kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin, Granit Jashari, shkruan Lajmi.net

Jashari ishte pjesë e Gjilanit, por u largua nga kjo e fundit për shkak të problemeve të mëdha në bordin menaxhues.

24-vjeçari ka firmosur një kontratë dy vjeçare me ekipin që menaxhohet nga Tahir Batatina.

“KF Llapi me kënaqësi njofton për transferimin më të ri të skuadrës, qendërmbrojtësin Granit Jashari.

“24-vjeçari me cilësi të jashtëzakonshme në fazën e mbrojtjes, do rris edhe më tepër kualitetin e ekipit si dhe do jetë forcë shtesë për klubin që t’i arrij objektivat.

“Jashari ka spikatur me paraqitje edicionin e fundit ku ishte pjesë e Gjilanit, klub me të cilin u paraqit edhe në garat ndërkombëtare ku ishte titullar i padiskutueshëm.”, shkruhet në njoftimin e klubit