Zyrtare: Lirim Kastrati nënshkruan me Vllazninë

KF Vllaznia ka bërë goditjen e radhës në merkaton verore, duke zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të njohur kosovar, Lirim Kastrati. Ekipi nga Shkodra njoftoi se 26-vjeçari ka firmosur kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatjeje edhe për një sezon tjetër. Kastrati, i cili ka 17 paraqitje me kombëtaren e Kosovës, vjen te Vllaznia pas një eksperience…

Sport

06/08/2025 20:41

KF Vllaznia ka bërë goditjen e radhës në merkaton verore, duke zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të njohur kosovar, Lirim Kastrati.

Ekipi nga Shkodra njoftoi se 26-vjeçari ka firmosur kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.

Kastrati, i cili ka 17 paraqitje me kombëtaren e Kosovës, vjen te Vllaznia pas një eksperience të pasur në futbollin europian.

Ai ka qenë pjesë e klubeve të njohura si Dinamo Zagreb, Legia e Varshavës, Lokomotiva Zagreb, Fehervar dhe Videoton, duke fituar përvojë të vlefshme në nivele të larta.