ZYRTARE: Liga e Kampionëve rikthehet më 7 gusht, do të luhet me formatin ‘Final Eight’

UEFA ka përcaktuar dhe shtruar kalendarin e fazës mbyllëse të Ligës së Kampionëve.

Sport

17/06/2020 15:42

Ashtu siç është përfolur, UEFA e ka ratifikuar këtë ide në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv, përcjell lajmi.net.

1/8 e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në 7 dhe 8 gusht  me ndeshjet e mbetura si Juventus – Lyon, Barcelona – Napoli, Manchester City – Real Madrid dhe Bayern – Chelsea – por ende nuk dihet nëse do të luhet në qytetet përkatëse ose në Portugali.

Më pas, mes datës 12 dhe 23 gusht do të luhet ‘Final Eight’ në Lisbonë: çerekfinalet mes 12 dhe 15 dhe gjysmëfinalet mes 18-19. Finalja më 23 gusht 2020. /Lajmi.net/