Zyrtare: Leonit Abazi kalon te Ballkani

Ballkani njofton transferimin e ri, e që është Leonit Abazi.

Sport

02/06/2022 22:07

Me të filluar stinori tjetër, Leonit Abazi do të luajë te Ballkani.

Abazi se fundmi ishte lojtar I Prishtinës, por që më pare kishte luajtur edhe te Drita e Skenderbeu.

Ai ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me ekipin nga Suhareka.

Transferimin e tij drejtë Ballkanit e ka bërë të ditur ekipi në faqen e tyre zyrtare.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell postimin e plotë të ekipit:

“Kampioni te kampionët

Leonit Abazi, e forcoi krahun e majtë të ekipës tonë. Nga sot do të veshet portokalli!!

Ai do jetë pjesë e klubit për 3vitet e ardhshme.

Abazi ka një karrierë të bujshme, duke qenë pjesë e skuadrave të mëdha si në Superiore ashtu edhe në Superligë, i cili edicionin e kaluar ishte te Prishtina.

Më parë, Abazi, ka mbrojtur edhe ngjyrat e Kombëtarës së Shqipërisë.

Na priftë e mbara Leonit, bashkë drejt shumë sukseseve të mëdha”./Lajmi.net/