Zyrtare: Lenjani transferohet në Umranyespor

Ermir Lenjani është bërë me skuadër të re.

Sport

10/06/2022 09:42

Këmbëshpejti shqiptar gjatë ditës së sotme u zyrtarizua si lojtari më i ri i skuadrës turke Umranyespor.

Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti përmes një njoftimi në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

Lenjani nënshkroi kontratë dyvjeçare me skuadrën turke.

Më parë, 32-vjeçari luajti për skuadra si Grassopers, Sion e St. Gallen. /Lajmi.net/