Zyrtare: Lenjani nënshkruan për Rennais

Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani ka arritur marrëveshje zyrtare për të kaluar te skuadra franceze, Rennais.

Sport

06/01/2015 18:44

Ermir Lenjani tashmë në mënyrë zyrtare është larguar nga skuadra zvicerane e St. Gallen për tu transferuar te skuadra franceze, Stad Rennais.

Ai mund të themi se ishte zbulimi i këtij viti, pasi i befasoi të gjithë me performancat që ka bërë për Kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2016.

Lenjani ka arritur të kalojë testet mjekësore te skuadra e Rennais dhe sot ka nënshkruar kontratë zyrtare me këtë skuadër.