ZYRTARE: Lega Serie A konfirmon rikthimin më 20 qershor

Lega Serie A tashmë ka lëshuar njoftimin zyrtar për rifillimin e sezonit.

Sport

29/05/2020 22:30

Mbrëmë ishte raportuar se Qeveria e Italisë dhe FIGC kanë dhënë dritën e gjelbër për rifillimin e Serie A.

Kurse, sot, Lega Serie A, pas përfundimit të mbledhjes, kanë njoftuar se gjithçka do të rifillojë në vikendin e 20/21 qershorit, transmeton lajmi.net.

Ndeshjet do të rikthehen nga xhiroja e 25-të, e cila nuk u kompletua dot gjatë marsit, për shkak të pandemisë.

Orari i plotë do të publikohet nga Lega Serie A gjatë ditëve në vazhdim.

NJOFTIMI I SERIE A:

“Lega Serie A mbajti një takim sot, në prezencë të 20 klubeve, përmes një video-konference”, thuhet në njoftimin zyrtar, transmeton lajmi.net.

“Klubet mirëpritën dritën e gjelbër për rifillimin e Serie A, siç u njoftua dje nga ministri Spadafora, dhe unanimisht votuan për të vazhduar me katër ndeshjet e xhiros së 25-të (Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari, Inter-Sampdoria, Torino-Parma), në vikendin e 20/21 qershorit, dhe vënien e xhiros së 27-të duket filluar nga e hëna e 22 qershorit”.

“Njoftimi gjithashtu konfirmon Kupën e Italisë, e cila është në fundin e saj, në fazën gjysmëfinale dhe ajo do të përfundohet para se sezoni të rifillojë në Serie A”.

“Tutje, në përgjigje të dëshirave të ministrit Spadafora, aktiviteti sportiv në sezonin 2019/2020 do të rifillojë menjëherë me Kupën e Italisë, me finalen që planifikohet për 17 qershor”.

“Data dhe orët e fillimit të ndeshjeve do të publikohen nga Lega Serie A brenda ditëve të ardhshme”. /Lajmi.net/