Zyrtare: Largohet nga Dortmund, transferohet në Bayern

Bayern Munich e ka vazhduar trendin e përforcimeve nga Borussia Dortmund. Gjiganti bavarez kësaj radhe ka angazhuar një doktor të ri, Dr Schlumberger, nga rivali i Bundesligës.

Sport

25/06/2015 23:39

Mario Gotze, Robert Lewandowski e tani doktor Schlumberger.

Bayern Munich vazhdon të përforcohet nga Borussia Dortmund.

Pas mesfushorit dhe sulmuesit, gjiganti bavarez tani ka angazhuar doktorin e rivalit nga Bundesliga.

“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se doktor Schlumberger, do të jetë anëtar i yni nga 1 korriku”, thuhet në komunikatën e Bayernit.