Zyrtare: Lamtumirë Neymar

Neymar e ka përfunduar pjesëmarrjen e tij në Copa America. Sulmuesi i Brazilit është dënuar me katër ndeshje moslojë.

Sport

20/06/2015 08:32

Selektori i Brazilit, Carlos Dunga nuk do ta ketë në dispozicion sulmuesin Neymar për ndeshjet e mbetura në Copa America, pas dënimit prej katër ndeshjesh moslojë.

Ylli i Barcelonës u përjashtua me karton të kuq pas kacafytjes me Jeison Murillo dhe Carlos Bacca në humbjen nga Kolumbia të mërkurën, dhe është dënuar për katër duele, si dhe gjobitur me 10 mijë dollarë.

Më herët gjatë ballafaqimit, ai ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë gjatë garës, duke e akumuluar një dënim edhe më të rëndë.