Zyrtare: Lajm historik për Interin
Më në fund tifozët e Interit e kanë marrë një lajm që e kanë pritur për një kohë të gjatë.

Sport
Kjo pasi që është zyrtarizuar kalimi i 70% të aksioneve të klubit në duart e grupit kinez “Suning Holdings Group Zhang Jindong”.
Një gjë e tillë është bërë e ditur në një konferencë për shtyp, që është duke ndodhur në këto momente në Milano, përcjellë “Lajmi.net”.
Grupi i fuqishëm kinez ka premtuar që brenda një kohe të shkurtër, Interi do të bëhet fuqi botërore në futboll.