Zyrtare: Lacazette largohet nga Arsenali

Alexandre Lacazette është larguar nga Arsenali pas pesë viteve qëndrimi.

Sport

03/06/2022 14:16

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi londinez, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, transmeton lajmi.net.

Ndër të tjera, lojtari falënderohet për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve me fanellën e “topçinjve”.

Lojtari bëri 206 paraqitje në të cilat shënoi 71 gola.

Brenda këtyre viteve ai ishte fitues i FA Cup dhe Community Shield.

Lacazette do të largohet si lojtar i lirë pasi kontrata me londinezët i skadon më 30 qershor.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga klubi. /Lajmi.net/

  https://www.arsenal.com/alexandre-lacazette-contract-arsenal-premier-league-mikel-arteta-edu