ZYRTARE: Ky është transferimi i radhës i PSG-së

Paris Saint Germain kanë kompletuar transferimin mbrojtësit të qendrës, Abdou Diallo, nga Borussia Dortmund.

Sport

16/07/2019 17:21

Mbrojtësi 23 vjeçar, Abdou Diallo, është transferimi i ri i PSG-së.

Kampionët e Francës përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Dortmund, për Abdou Diallo, përcjell lajmi.net.

Diallo, te Dortmund ishte transferuar në vitin 2018 nga skuadra e Mainz.

Për kartonin e tij, PSG ka paguar 32 milionë euro./Lajmi.net/