ZYRTARE: Ky është trajneri i muajit shtator në Premierligë

Nuno Espirito Santo është përzgjedhur trajneri i muajit shtator në Premierligë

Sport

12/10/2018 13:09

Premierliga angleze ka përzgjedhur trajnerin më të mirë të muajit shtator.

Ky çmim i ka takuar me plot meritë trajnerit të Wolves, Nuno Espirito Sante.

Gjatë muajit shtator, Wolves ka arritur tri fitore dhe një barazim në Premierligë, ndërsa nga Liga e Kupës është eliminuar vetëm pas ekzekutimit të penalltive nga skuadra e Leicester City./Lajmi.net/