Zyrtare: Kosova si vendas i luan ndeshjet në Rahovec

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll do të zhvillojë ndeshjet si vendas në palestrën e nxehtë MIzair Isma, në Rahovec.

Sport

24/04/2019 12:10

Këtë e ka konfirmuar për sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.

Ajo ka thënë se tashmë është gjithçka e ditur se Kosova do ti luajë ndeshjet në Rahovec, mirëpo mbetet vetëm që edhe semaforët e palestrës të ndërrohën, pasi ata aktualët nuk përmbushin të gjitha kriteret e kërkuara nga FIBA.

Ajo gjithashtu ka konfirmuar se ka marrë konfirmimin nga drejtuesit e klubit të Rahovecit dhe të Komunës së Rahovecit se ndërrimi i semaforëve do të bëhët sa më shpejt të jetë e mundur. /Lajmi.net/