ZYRTARE: Konfirmohet vendi ku do të luhet derbi i Merseyside
Derbi i Merseyside do të zhvillohet në 'Goodison Park' më 21 qershor.

Sport
Një takim i veçantë i Grupit Këshillimor të Sigurisë njëzëri u pajtua të lejojë që të gjitha ndeshjet e mbetura të Premierligës në Merseyside këtë sezon të luhen në terrenet e Everton dhe Liverpool, pas dyerve të mbyllura.
Dhe ky është një lajm i shkëlqyeshëm për klubet, të cilët kishin frikë se takimi i tyre mund të zhvendosej në bregdetin e jugut, mes frikës se turma të mëdha mund të mblidheshin jashtë stadiumit, përcjell lajmi.net.
Reds do të luajnë ndeshjet e mbetura në ‘Anfield’, ashtu siç janë të planifikuar me orar.
Skuadra e Jurgen Klopp është vetëm gjashtë pikë larg sigurimit të titullit të parë pas 30 viteve, teksa më 21 qershor luan si mysafir i Everton në ndeshjen e parë të rifillimit të kampionatit anglez. /Lajmi.net/