Zyrtare: Konfirmohen garat e sprintit në Formula 1 për vitin 2023 – janë gjashtë

Formula 1 ka zbuluar një pjesë të rëndësishme të kalendarit për vitin 2023. Viti 2023 në Formula 1 do t’i ketë gjashtë gara sprint në total, dhe kjo mund të llogaritet si ndryshim i madh. Gjatë ditës së sotme, F1 ka njoftuar edhe pistat ku do të zhvillohen garat e sprintit, përcjell lajmi.net. Azerbajxhani, Austria,…

Sport

07/12/2022 14:21

Formula 1 ka zbuluar një pjesë të rëndësishme të kalendarit për vitin 2023.

Viti 2023 në Formula 1 do t’i ketë gjashtë gara sprint në total, dhe kjo mund të llogaritet si ndryshim i madh.

Gjatë ditës së sotme, F1 ka njoftuar edhe pistat ku do të zhvillohen garat e sprintit, përcjell lajmi.net.

Azerbajxhani, Austria, Belgjika, Katari, Austini dhe Brazili do të jenë pistat për këto gara.

Lidhur me numrin e garave sprint, tifozët kanë qenë të ndarë, disa me kritika e disa me lëvdata për vendimin.

Mbetet të shihet se sa do t’i shtojnë adrenalinë garave të F1 këto gjashtë gara sprinti. /Lajmi.net/