ZYRTARE: Kombëtarja e Wellsit konfirmon: Giggs nuk do ta drejtojë skuadrën në “Euro 2020”

Ryan Giggs nuk do të drejtojë më Kombëtaren e Wellsit.

Sport

23/04/2021 18:02

Ish-futbollisti i Manchester United dhe Kombëtares së Wellsit, Ryan Giggs është akuzuar nga dy gra për ngacmim seksual, shkruan lajmi.net.

Sipas Prokurorisë së Mbretërisë së Bashkuar, Giggs është akuzuar nga dy gra për sulme seksuale. Giggs akuzohet për sulm fizik ndaj një 30 vjeçare dhe një tjetër 20 vjeçare.

Tani, mediat britanike konfirmojnë se Kombëtarja e Wellsit ka konfirmuar se Giggs nuk do të jetë në krye të Kombëtares për “Euro 2020” në këtë verë.

Zëvendësuesi i Ryan Giggs do të jetë Robert Page dhe do të drejtojë skuadrën në Kampionatin Evropian si menaxher i përkohshëm.

Incidenti kishte ndodhur në nëntor të vitit 2020, dhe Giggs pritet të dalë para Gjykatës me 28 prill./Lajmi.net/