ZYRTARE: Kobe Bryant, Garnett e Duncan të parët për klasën e ‘Hall of Fame’ 2020

Elita e ‘Hall of Fame’ do të pasurohet me tre emra të mëdhenj.

Sport

04/04/2020 19:15

Raportimet e mëhershme se Kobe Bryant, Tim Duncan e Kevin Garnett do të bëhen pjesë e ‘Hall of Fame’, janë konfirmuar.

‘Hoophall’ ka bërë zyrtar lajmin se Kobe, Duncan e KG, do të jenë në listën e parë të ‘Hall of Fame’, klasa 2020, transmeton lajmi.net.

Këtë klasë, shefi Jerry Colangleo po e përshkruan si më epiken të mundshme ndonjëherë.

Pak muaj pasi Bryant ndërroi jetë në një aksident tragjik, ai do të nderohet duke u bërë pjesë e ‘Hall of Famers’. /Lajmi.net/