Zyrtare: Klubi shqiptar mbyll bashkëpunimin me trajnerin
Trajneri maqedonas, Goce Sedloski nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Lajmin e ka bërë të ditur klubi shkodran përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, shkruan lajmi.net. “Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportiv se kontrata me trajnerin Goce Sedloski ka përfunduar. Duke e falenderuar për punën e…

Sport
Trajneri maqedonas, Goce Sedloski nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë së Shkodrës.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi shkodran përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, shkruan lajmi.net.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton të gjithë opinionin sportiv se kontrata me trajnerin Goce Sedloski ka përfunduar. Duke e falenderuar për punën e bërë gjatë kësaj periudhe me skuadrën tonë, klubi i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e klubit shqiptar.
Sedloski mori drejtimin e Vllaznisë së Shkodrës në prill të këtij viti dhe nënshkroi kontratë deri në fundin e këtij edicioni.
Vllaznia mbylli edicionin 2022/23 në pozitën e katërt me 50 pikë, vend ky që i siguron një vend në garat evropiane.
Trajneri maqedonas më parë karrierë ka bërë edhe te ekipi tjetër shqiptar, Shkupi./Lajmi.net/