ZYRTARE: Kjo është skuadra e re e Welbeck

Watford ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Danny Welbeck, i cili ishte lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Arsenalin skadoi në fund të sezonit të kaluar.

Sport

07/08/2019 16:58

Klubi e ka njoftuar transferimin e anësorit anglez, por pa dhënë detaje të nënshkrimit të kontratës.

“Ne jemi të kënaqur të konfirmojmë nënshkrimin e anglezit Danny Welbeck si një transferim të lirë”, shkroi Watford në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

Welbeck iu bashkua Gunners në vitin 2014 për 16 milionë euro nga Manchester United, dhe arriti 100 paraqitje në Premierligë për klubin, duke shënuar 16 gola.

Ai gjithashtu është paraqitur 42 herë për Anglinë dhe ka shënuar 16 herë për ‘Tre Luanët’. /Lajmi.net/